Byroja e Punës: 671 punëtorë sezonal nga Ulqini, rreth 1.000 presin punë

0

Numri i të papunëve i regjistruar në Byronë e Punës është 989, pjesa më e madhe e të cilëve janë me arsim të lartë, ka deklaruar për TV Teuta shefi i saj Hasan Gjoni.

Ky numër është për rreth 300 më i ulët se në periudhën dimërore, pasi janë angazhuar në punë sezonale. Gjithsejt nga Ulqini në punë sezonale janë të angazhuar 671 punëtorë, por që nuk është i plotë pasi të huajt regjistrohen pranë Ministrisë së Mbrendshme.

Sidoqoftë, numri i të punësuarve gjatë sezonit do të ishte edhe më i lartë sikur inspektorët e punës të kryenin detyrën e vet. Një pjesë e mirë e tyre punon në të zezë, pa orar të caktuar dhe pa sigurim shëndetsor e social.