Butrinti ndër 12 destinacionet më të mira kulturore të Evropës

0

Butrinti në Shqipëri, është përzgjedhur të jetë njëri nga 12 destinacionet historike për t’u vizituar në Evropë e që shumë kush mund të mos dijë për ekzistimin e disa prej tyre të renditura nga sajti theculturetrip.com.

Butrinti konsiderohet të jetë zhvilluar gjatë periudhës kur është kontrolluar nga Romakët pasi Cezari, cili e vendosi atë si koloni për veteranët e luftës kundër Pompeit të Madh. Augusti ka rinovuar këto plane dhe zgjeroi qytetin, duke ndërtuar kanale, sheshe, teatro dhe nimfeaume. Madhësia e qytetit u dyfishua dhe trefishuar deri sa u ndërpre gjatë periudhës së më vonshme të Perandorisë. Sot vendi është i hapur për vizitorët si pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Këtu janë renditur edhe Alfama një lagje e vjetër e Lisbonës me kisha të epokës së barokut, kështjella dhe manastire.

Janë përmendur edhe vende të tjera në Gjermani, Belgjikë, Francë, Spanjë, Slloveni, Danimarkë, Hungari, Poloni, Bullgari dhe Itali.

 

 

Për më tepër ndiqni linkun në: http://theculturetrip.com/europe/articles/top-12-historical-destinations-in-europe-you-didn-t-know-about/