Bushati – Lukšić: Sot u zhvillua takimi në Tirane

0

Ministri i Punëve te Jashtme Ditmir Bushati priti sot Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, Igor Lukšić.

Në takimin mes dy ministrave u shkëmbyen mendime lidhur me marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, për situatën në rajon si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm dypalësh dhe atë rajonal në funksion të integrimit të dy vendeve dhe të rajonit në strukturat euroatlantike.

Gjatë vizitës së Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, Igor Lukšić, u nënshkrua edhe marrëveshja për “Njohjen e ndërsjellë të dokumenteve të drejtimit të automjeteve” mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Më pas, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe homologu i tij malazez Igor Lukšić dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

I pyetur për statusin e Tuzit, Lukšić tha se janë duke u shikuar disa modele por që nuk ka një konsenzus të plotë dhe se ideja më e mirë është që Tuzi të ketë buxhetin e vet që do të ndihmohet nga të ardhurat e vendeve bregdetare.Ai cilesoi se integrimi i pakicës shqiptare nuk duhet te vlerësohet vetëm nga pjesmarrja në qeveri, por nga pjesmarrja në fushat me të rëndsishme për zhvillimin e vendit.

Se si kjo pjesmarrje do të rritet në keto fusha kur shqiptarët nuk konsiderohen partner as në qeverinë e tij, patjetër që do të mbetet mister edhe për shumë kohë.