Bregdetit të Malit të Zi i kërcënohet shkatërrimi i shpejtë

0

Nëse nuk merren masa urgjente bregdetit te Malit të Zi, për shkak të shfrytezimit irracional të resurseve jo të ripërtërishme, në mënyrë të pashmangshme i kërcënohet  rënia e të ardhurave nga turizmi, humbja e një pjesë të plazhit dhe tokës bujqësore, si dhe ndotja enorme.

Kjo mund të konkludohet nga të dhënat e Draftit të strategjisë kombëtare për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare, ku deklarohet se zonat e planifikuara për ndertim me siperfaqe 19.042 hektarë, janë të mjaftueshme për të akomoduar 600,000 deri 800,000 banorë dhe objekte turistike për të paktën 270.000 shtretër të rinj.

Këto ndërtime të cilët e tejkalojnë disa herë nevojën e Malit të Zi, vejnë në rrezik resurset natyrore dhe biodiverzitetin si dhe rrisin tej mase shpenzimin e energjisë.

Autorët vërejnë se kjo tendencë do të çojë ne rënien e atraktivitetit të zonave turistike, reputacion të dobët të destinacionit dhe në fund, në një rënie në të ardhurat nga turizmi.

“Është shumë ilustrues dhe shqetësues fakti se në vitet më të mira të turizmit të Malit të Zi (periudhë prej 1985. – 1988), kur niveli i ndërtimit në zonat bregdetare ishte në një nivel dukshëm më të ulët, arriheshin më shumë fjetje gjatë sezonit turistik sesa është rasti sot. Për shembull, në 1986 janë arritur 10,9 milion fjetje kurse në 2013  9.4 milion. Turistët nga Evropa Perëndimore, për shembull, kane pasur tri herë më shume fjetje në vitin 1986 se sa në vitin  2013. Vlerësimet tregojnë se nëvitet 1985-1989 në fushën e turizmit dhe për turizëm në Mal të Zi, ishin të punësuar rreth 50.000 vetë, shifër e cila është pak më shumë se numri i përgjithshëm i personave të cilët tani kanë statusin e të punësuarve në komunat bregdetare. “- thuhet në Strategji.

Bëhet fjale për zona shumë të ndjeshme për t’u mbrojtur nga efektet negative, veçanërisht për të ruajtur integritetin e tyre,  sic janë zona e  Orjenit, Gjiri i Kotorrit, Vrmac, Buljarica, Rumija, Liqeni i Shasit dhe Plazha e Madhe.

“Si habitatet më të rrezikuara bregdetare janë identifikuar dunat ranore në Plazhën e Madhe, pyjet në mbrendesi te saj, si dhe fauna që lidhet me këtë vendbanim dhe që është e kërcënuar nga gjuetia.”- thuhet në mes tjerash në këtë draft.