Brajoviq kryetar i Kuvendit, Nimanbegu dhe Gvozdenoviq nënkryetarë

0

Në seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi, lideri i Socialdemokratëve Ivan Brajoviq u zgjodh për kryetar të ri të ri të këtij institucioni. Për Brajoviq me votim të fshehtë votuan 42 deputetët e pranishëm.

Pas pauzës u zgjodhën edhe dy nënkryetarët, Genci Nimanbegu nga koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, dhe Branimir Gvozdenoviq nga Partia Demokratike e Socialistëve, për të cilët po ashtu votuan 42 deputetë.

Deputetët e opozitës e bojkotuan seancën.