Brajoviq-Haxhinasto: Rruga Podgoricë – Guci do të jetë realitet i shpejtë

0

Ministrat e komunikacionit të Malit të Zi dhe Shqipërisë, Ivan Brajoviq dhe Edmond Haxhinasto, përshkuan sot rrugën Podgoricë – Guci, 43 kilometrat e sëcilës do të kalojnë nëpër Shqipëri.

Brajoviq theksoi se tashmë pjesë të kësaj rruge janë kompletuar e disa të tjera janë në punim e sipër.

“Rikonstruktimi i rrugës Guci-Grncar me gjatësi 5.5km ka përfunduar, kurse për rrugët Tuzi-Pljoce dhe Podgorica-Dinosha-Zatrijebac, Drejtoria e komunikacionit ka shpallur tender”, tha Brajoviq.

Ai përmendi edhe projektin e valorizimit të Liqenit të Shkodrës si dhe hapjen e linjës ujore Virpazar-Shkodër.

Haxhinasto nga ana e tij tha se infrastruktura rrugore është baza e cdo lidhjeje ekonomike në mes vendeve kufitare në të dy anët, pa të cilën nuk mund të ketë zhvillim ekonomik.