Borxhi i Komunës së Ulqinit rreth 12 milionë euro

0

Borxhet totale të komunave në Mal të Zi kapin shifrën e 98 milionë eurove, shkruan gazeta Pobjeda në numrin e sotëm.

Borxhin më të lartë e ka Budva, 30,44 milion euro, kurse Ulqini ka 12.19 milion euro borxh.

Portali ynë mëson se nga këto, 6 milion janë borxhet për kontributet e të punësuarve në Komunë dhe ndërmarrjet e themeluara prej saj, mbi 3 milion janë borxhet në bazë të kredive, kurse pjesa tjetër janë detyrime ndaj furnizuesve të ndryshëm.

Përsa i përket borxhit, pritet që Komuna të nënshkruajë marrëveshje me Ministrinë e financave me vlerë 5 milionë euro për ristrukturimin e tij, cka do ti jepte asaj më tepër hapsirë financiare por edhe detyrime më strikte.