Bora e parë: Fillon bllokimi i rrugëve

0

Në pjesën më të madhe të Malit të Zi janë duke rënë reshje dëbore.Diku më shumë e diku më pak, por asaj nuk i kanë shpëtuar as pjesët jugore.

 

Rruget në shume vende janë tashmë te bllokuara dhe Drejtoria për gjendjet e jashtëzakonshme u ka bërë apel komunave që të jenë gati për angazhimin e mjeteve dhe njerëzve si dhe për koordinimin e aktiviteteve te tyre në rast nevoje.Gjithashtu ato apelojnë që qytetarët te mos nisen për rrugë nëse nuk kanë nevojë urgjente.

 

Në Ulqin sot ka pase rënie të dukshme të temperaturës dhe ditët e ardhshme mund të ketë edhe reshje dëbore, kurse rruga që con nga Shtegvasha për në Kraje është pothuajse e bllokuar.