Boko Haram masakron 2000 persona

0

Organizata terroriste Boko Haram, që vepron në Nigeri, ka vrarë rreth 2000 persona në një sulm në qytetin Baga.

Ky është sulmi me vdekjeprurës në historinë e kësaj organizate.

Zedhënësi i mbrojtjes civile Muhamed Aba Gava, tha se kanë hequr dorë nga numurimi i të vdekurve, për shkak të numrit të madh të viktimave. Shumica prej tyre tha ai  jane gra,  fëmijë dhe pleq që nuk kanë arritur të largohen me kohë.

Poashtu në një shpërthim në tregun e qytetit Maiduguri, kanë humbur jetën 19 persona the 18 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ka ardhur si rezultat i një bombe të vendosur rreth një vajze 10 vjecare, që nuk e kishte idenë se cfare kishte me veti, thonë zyrtarët.