Huligani serb, Ivan Bogdanov ka treguar arsyet përse është futur në fushë gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Ivan Bogdanov, huligani serb, i është dorëzuar policisë së Serbisë pasi ishte në kërkim tash e disa muaj, pasi ishte shfaqur në fushë gjatë incidentin në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Bogdanov, i cili ishte i shoqëruar me avokatin Nemanja Govedarice, ka treguar arsyet përse është futur në fushë gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.
“Jam futur për vetëm një arsye. Deshta të heq dronin e me flamurin e Shqipërisë së madhe. Ai më pengoi shumë dhe këtë se bëri askush deri atëherë” ka thënë Bogdanov, raporton Kurir.
Bogdanov mund të dënohet deri në 5 vjet sepse e kishte të ndaluar hyrjen ne stadium, e lëre më në fushë, si dhe për fshehjen e tij pas kërkimit nga organet shtetërore.