Bllokohet llogaria e Komunës. Hajdinaga nuk kishte respektuar marrëveshjen

0

Kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit njofton opinion se llogaria rrjedhëse e Komunës së Ulqinit u bllokua dje nga ana e përmbaruesit publik.

Fjala është  për një shumë në masën 250,0000 euro në bazë të  aktvendimit  të plotfuqishëm të Gjyqit Ekonomik të Malit të Zi  i cili vendimin në fjalë  e solli  në bazë të ankesës së SHPK,,Beqoviq menagment,,-pronar i hotelit Mediteran,

Ky aktvendim është sjellur pasi pushteti  i atëhershëm, respektivisht kryetari Gëzim Hajdinaga,  nuk respektuan  kontratën  për financimin  e dokumentacionit planimetrik që e  kish nënshkruar  me kompaninë në fjalë  më 21.11.2007.

Me këtë  marëveshtje ,  kompania  ,,Beqoviq menagment,, i kish paguar  Komunës së Ulqinit avansin  prej 250,000 euro për finncimin  e përgatitjes së projektit Urbanistik  për  hotelin,,Mediteran,, ndërkohë komuna  kish marrë obligim  qe dokumentacioni përkatës të përgatitet deri në fund të vitit 2008.

Pasi pushteti i atëhershëm nuk  kreu obligimet e parapara , kompania Beqoviq  paditi komunën e Ulqinit  dhe kërkoi  kthimin  e mjeteve pas duke llogaritur edhe kamatën.

Gjykata e Apelit  vertetoi këtë aktvendim dhe ndërkohë  e riktheu lëndën  në pjesën  ku  komuna e Ulqinit  obligohej  që akuzuesit ti llogaritet  edhe kamata në masën 143,000 euro.

Projekti urbanistik për hotelin ,,Mediteran,, u miratua në seancën e Kuvendit në fund të vitit që shkoi, por marrë parasyshë që me marëveshtje  ai është dashtur  të sillet kohë më parë , nuk ka mundur që të ndikohet  në sjelljen e vendimit në favor të Komunës.

Theksojmë  se ky është vetëm një rast nga të tjerë vendime që tani  priten të vijnë  për pagesa, e që flet qartë për sjelljen e papërgjegjshme të  pushtetit  lokal gjatë  periudhës 2006-2011.

Edhe më herët  disa  investitorëve  u janë paguar  shuma të konsiderueshme e te tjerë  janë në gjyq me Komunën e Ulqinit.

E këto raste  e  bëjnë pothuajse të pamundur  përpjekjen e administratës aktuale  që të konsolidojë  financat  e Komunës së Ulqinit, e me to sillet  në pikëpyetje  dhe funksionimi i  organeve  të administratës lokale  dhe shërbimet e tija, thuhet nga Komuna e Ulqinit.