Bledi Bardhi: Futbollisti nga Kraja në provë te New York FC

0

Futbollisti 23 vjeçar Bledi Bardhi, këto ditë është duke u stërvitur me ekipin e ri në ligën amerikane të futbollit (MLS) New York City FC.

Edhe pse ka pak kohë në Amerikë, ai menjëherë ka tërhequr vëmendjen e klubeve të atjeshëm të futbollit. Vitin e kaluar ai u aktivizua me skuadrën e ligës NPSL Clarkston SC Eagles, ku pati statistika të shkëlqyera, 12 gola dhe 2 asiste në 9 ndeshje, çka tërhoqi vëmendjen e trajnerit të New York City FC Jason Kreis.

Ky i fundit i ofroi mundësinë të stërvitet me këtë klub, sëbashku  me futbollistin e famshëm David Villa.

Tani Bardhi ndodhet në provë në këtë klub që po vijon përgatitjet në kampin e tyre në Jacksonville, Floridë.

Nëse arrin të sigurojë kontratën, Bardhin sezonin e ardhshëm do ta shohim të luajë përkrah disa prej futbollistëve më të mirë na botë, si David Villa dhe Frank Lampard.