BL Katerkollë: Reagim në lidhje me ceremonitë fetare në Shas

0

Opština Ulcinj

Komuna e Ulqinit                                                                                                 OJQ ‘’ORA’’

Mjesna Zajednica- Vladimir                                                                                Nr. 40/15

Bashkësia Lokale- Vladimir                                                                             Ulqin, 12.07.2015

Br./Nr. 04-07/15

Vladimir/Vlladimir, 12.07.2015

 

 

                                                             REAGIM

 

BL Vlladimir dhe shoqata Ora reagojnë në lidhje më organizimet e ceremonive fetare në objektet kulturore-historike që gjenden në Qytetin e Vjetër të Shasit të cilat janë publikuar në disa media të shkruara.

 

Qyteti i Shasit me shtresat kulturore arkeologjike që njihen deri më sot dëshmojnë rrjedhën e  jetës në një periudhë prej rreth 8000 viteve.

Me këtë rrjedhë historike trashëgimia kulturore e Shasit përfaqëson: historinë e kulturës neolitike (6000 – 3300 të eres së hershme) me të cilën zën fill historia e vendbanimit të Shasit, trashëgiminë kulturore të kohës së metaleve (3300 – 400 të eres së hershme) e cila fillon me kohën e bakrit (3300-2100) dhe vazhdon me kohen e bronzit (2100-1200 të eres së hershme) dhe te hekurit (1200-500 të eres së hershme) që është periudha kur vendbanimi i hershem i Shasit ishte i fortifikuar me mure ilire; trashëgiminë kulturore ilire të periudhës së Shtetit Ilir , kur Ana e Malit me qendren e saj të Shasit si trevë qendrore e hapsires ku merr vrullë zhvillimi i qyteteve ilire që fillon nga koha e dinastisë së Bardhylit (400 – 335 të eres së hershme) e vazhdon gjatë periudhës së dinastisë së Glaukut e dinastisë së Agronit zën një vend te rendesishem njëjtë si dhe gjatë gjithë periudhes antike kur dhe është e deshmuar rruga Ulqin-Shas-Shkoder; trashëgiminë kulturore të shekullit VI që përkon me periudhën e mbretërimit të perandorit ilir Justinianit, kur  Ana e Malit është pjesë integrale e teritorit që administrohej prej kryeqendrës ilire – Justinianës; trashëgiminë kulturore arbnore apo të komanit; trashëgiminë kulturore të periudhës së Balshajve; trashëgiminë kulturore të kohës së re; trashëgiminë e kohës bashkëkohore e plot momente e ngjarje të rëndësishme të historisë sonë, shumë prej të cilave popullësia e Anës së Malit i ka ruajtur në legjenda e tregime.

Me këtë rrjedhë historike lokaliteti arkeologjik i Shasit perfaqëson rrjedhen e plotë të historisë së Anës së Malit dhe dëshmon identitetin shqiptarë të trevës sonë prej zanafillës e deri në ditët e sotme.

BL Vlladimir dhe Shoqata Ora do të kërkojnë nga institucionet kompetente të mos lejojnë mbajtjen e aktiviteteve që bien  në kundershtim më rrjedhen historike që është argumentuar në mënyr shkencore në lokalitetit arkeologjik të Shasit, me statusin që ka dhe që duhet të ketë lokaliteti arkeologjik i Shasit i cili është në procesin e hulumtimit shkencor.së bashku më të gjitha objektet kulturo-hitorike që gjenden në këtë lokalitet i cili  është në procesin e hulumtimit shkencor.

BL Vlladimir dhe Shoqata Ora në bashkëpunim më institucionet kompetente do të finalizojë:

– Vënien në administrim e të gjithë lokalitetit arkeologjik të Shasit ashtu siç  obligon  ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore  (“Fl. zyr.”, nr. 49/10 e dates  13. 08. 2010);

– Revitalizimin e trashëgimisë kulturore të Shasit në harmoni më legjislacionin e Malit të Zi dhe konventave ndërkombëtare duke i venë të gjitha objektet kulturore hitorike në funksion të vlerave muzeale duke mos cenuar asnjë moment të rrjedhes historike të monumenteve kulturoro-historike dhe të lokalitetit.

– Vendosjen e eksponatave arkeologjike të Shasit në objektet kulturore-historike të këtij lokaliteti.

Në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, Organizatën Turistike, Qendrën për Kulturë si dhe institucionet qëndrore kompetente do të vendosim qendrën turistike-informative, rojen e lokalitetit ,  si dhe vendosjen e zonës arkeologjike të Shasit nën mbikëqyrjen e kamerave.

 

Kryetari i Këshillit të BL Vlladimir                     Kryetari i Shoqatës  “Ora”

 

                  Sabri Salaj                                                       Bajram Mehmeti