BL Katërkollë: Kumtesë për opinion

0

BL.Katërkollë pas kërkesave  të shumta të qytetarëve për mungesën e furnizimit më ujë për zonën e Katërkollës si qendër urbane në të cilën kryhen një sërë veprimtarish publike dhe private e ndien obligim që të lëshojë këtë deklaratë:

Nga data 15 prill e deri në datën 15 shtator zona më e madhe e qendrës urbane të Katërkollës ka mungesë të furnizimit më ujë .  Sot në festat e majit ku bëhët një serë organzimesh, në qendrën urbane ndalen një numër i konsiderueshëm turistësh nga të gjitha vendet dhe problemi i parë që hasin pas shumë problemesh infrastukturore , ashtë edhe problemi ujit për kryerjen e nevojave elementare.

Pavarësisht kërkesave të shumta të cdo viti , sepse është problem i cili nuk ka filluar më sot po ka mbi 10 vite  dhe ende sot është pa asnjë zgjidhje konkrete. Bëjmë apel te Kryetari i Komunës, Drejtori i NP.

Ujësjellës Kanalizime  dhe institucionet tjera kompetente , që sa më parë të njoftoj opinionin për hapat që do të ndërmarrin në përmisimin e kësaj gjendje më qëllim që bizneset pas gjendjes së renduar ekonomike në Anë të Malit , të mos kenë edhe problemin e furnizimit më ujë, pasiqë është elementi thelbësore për kryerjen e aktivitetit që ushtrojnë.

Nesë manifestimi ,, Të gjithë për turizëm”   është manifestim për të gjithë territorin e Komunës së

Ulqinit , na lejoni që edhe ne të jemi pjesë e këtij manifestimi , pavarësisht zonës  ku  prezantojmë vlerat turistike e kulturore.

 

Shërbimi për informim

 

Katërkollë, 01.05.2015