BL.Katërkollë: Aktivitetet e mandatit katërvjeçar

0

Bashkësia Lokale Katërkollë- në aktivitetin e vet katërvjeçar ka bërë përpjekjet e veta që ti kryejë obligimet më mundësitë modeste që ka pasur. Më iniciativën e qytetarëve më datë 22.04.2012 në Kinosallë u bë riorganizimi i Bl.Katërkollë ku u zgjodh këshilli dhe kryetari i Këshillit të BL.Katërkollë.

Në periudhën e këtij mandati katërvjeçar jemi munduar brenda mundësive të jemi zëri i qytetarëve për kërkesat dhe problemet më të cilat ato ballafaqohen ku duhet të përmendim se kemi dërguar institucioneve lokale dhe qendrore disa kërkesa si: kërkesa për problemet më ujë, për vendosjen e kontenjerave, për ndërtimin e trotuareve , udhëkryqit Krajë-Sukobinë –Ulqin, për vendosjen e një baze operative të policisë në rajonin e Anës së Malit, për gërmimet arkeologjike në Shas, për gjelbërimin dhe pastrimin e Shasit, për tregun dhe terrenet sportive, për rikonstruktimin e rrugës së re që është ndërtu, për vendosjen e një mjeku të tretë dhe kujdestarinë në Katërkollë, për mirëmbajtjen e qytetit të Vjetër të Shasit, për hapjen e rrugës në stadium të Shasit, për respektimin e dygjuhësisë në tabelat parandaluese për mbeturina, për rikthimin e kujdestarisë në stacionin e elektrodistribucionit në Katërkollë, për rinovimin dhe sanimin e objektit ku është zyra e vendit, për problemin e ujrave të prronit, për pastrimin dhe rihapjen e rrugës që çon në liqe të Shasit, për asfaltimin e disa rrugëve lokale , për parapamjen e mjeteve në buxhet për investime në këtë zonë,  për parkingje, për plane etj, ku nga një pjesë e mirë e tyre kemi marrë përgjigje pozitive dhe të gjitha i posedojmë më shkrim të arkivuara.

 

Kemi bërë vërejtjet në Planin Hapsinorë Urbanistik për zonën e Shasit ku dhe na janë pranuar sugjerimet dhe vërejtjet tona. Në planin urbanistik të Katërkollës i cili është në fazën përfundimtare janë pranuar një pjesë e kërkesave tona dhe së shpejti pritet të dalë në shqyrtim publik.

Gjithashtu kemi marrë një sërë iniciativash më institucionet lokale , shoqata , donator  dhe bashkësi tjera lokale si pastrimi i qytetit të vjetër të Shasit, pastrimi i shkollës së vjetër në Katërkollë, vendosja e tubacionave, mbushja dhe asfaltimi i  rrugës së bigzave , ndërtimi i trotuareve në qendër , hapja e rrugës në stadium të Shasit, rihapja, pastrimi dhe mbushja  e rrugës që të çon në liqe të Shasit, sanimi dhe rinovimi i objektit të zyrës së bashkësisë lokale, të cilat janë disa nga aktivitetet dhe iniciativat tona të përbashkëta më këto institucione dhe  i falendërojmë për përkrahjen që na kanë dhënë.

Gjatë vitit të kaluar Komuna e Ulqinit, gjegjësisht sekretariati që i ka nën mbikëqyrje bashkësitë lokale na ka mundësuar edhe hapjen e xhirrollogarive, dhe kanë paraparë shuma modeste për funksionimin e bashkësive lokale. Gjatë këtij mandati katërvjeçar në institucionin e BL.Katërkollë kemi arritur që ti vendosim disa korniza bazë të funksionimit dhe konsolidimit të tij.

Tani pasi jemi në fund të mandatit të këshillit, Bashkësia Lokale . Katërkollë do të marrë iniciativën për  përgaditjen e zgjedhjes së këshillit dhe kryetarit  të ri në prill të këtij viti për mandatin e ri katërvjeçar.

Me respekt,                                                                                  Kryetari i BL.Katërkollë

 Katërkollë, 23.02.2016                                                                         Sabri SALAJ