Biznis Klub Anamalit: Kabil Kurti rizgjidhet kryetar

0

Mbrëmë më datë 19.03.2016 në hotel Mediteran në Ulqin nëfillim në ora 19:00 u mbajtë Kuvendi Zgjedhor i Biznis Klub Anamalit.
Në kuvend ishin të ftuar antarët dhe themeluesit e BKA. Pas miratimit të pikave të rendit të ditës, ku ishte raporti i punës dhe raporti financiar për mandatin katërvjeçar u zgjodh edhe Kryetari dhe këshilli i ri drejtues për mandatin e dytë katërvjeçar. 

Pas diskutimeve dhe debatëve në Kuvend, ku u vlerësua puna e mandatit të parë u propozua dhe u ra dakort me shumicë unanime që Kryetari Kabil Kurti të vazhdojë edhe një mandat të dytë.

Në fjalën përshëndetëse Kryetari Kabil Kurti i falendëroj të pranishmit për përkrahjen dhe besimin e dhënë duke iu premtuar që sëbashku do vazhdojmë në realizimin e projektëve të reja, duke bërë edhe prezantimin e disa prej tyre.  

 

Ulqin , 20.03.2015