Biznesmeni shqiptar ofron 1 milion euro shpërblim për fitore kundër Serbisë

0

Pas njoftimit se në ndeshjen Serbi – Shqipëri policia serbe do të arrestojë çdo tifoz që në duar mban simbole të kombëtares së Shqipërisë, një tifoz i flaktë i kombëtares Kuqezi ka bërë një ofertë bombastike.

Biznesmeni rugovas që jeton në Zvicër, Besnik Benz, ka ofruar 1 milion euro për fitoren e Shqipërisë në Beograd.

Benzi thotë të jetë thellë i prekur nga reagimi i një shteti të cilin, siç thotë ai, “e njeh bota për gjenocidin dhe masakrat që i ka bërë ndaj kombit tonë”.

“Dhe sot, në vend që të ndjejë keqardhje për këtë, ata mundohen që edhe në sport të na kufizojnë që ta përkrahim kombëtaren tonë. Andaj, i prekur nga kjo, ofroj shpërblimin në vlerë prej 1 milion euro për fitoren e Kombëtares tonë dhe njëkohësisht ftoj edhe biznesmenët tjerë që ta përkrahin kombëtaren në ndeshje kundër serbëve”, citon “rugovapress” të ketë thënë Benzi .

Benzi në profilin e tij në Facebook, është këshilluar që të mos bëjë deklarata të tilla pasi Shqipëria edhe mund të fitojë dhe mund t’ia kërkojnë më pas paratë, por ai ka thënë se “ua kam dhënë besën se do t’ua jap”.

Benz është pronar i kompanisë tanimë të njohur, “Garage Benz Universel”.