Biznesi i Ulqinit i alarmuar për rrezikun e coronavirus

0

Sot ne ambientit e Hotelit “Dolcino” është mbajtur tryeza me temën e përgatitjes për emergjencën sanitare të shkaktuar nga rreziku i përhapjes së virusit Covid-19.

Tryeza u nis si iniciativë e sipërmarrësit Nazif Cungu me pjesëmarrjen e përbashkët nga 5 shoqata që lidhen ngushtë me  afarizëm dhe turizëm që janë:

  • Ulqin Business Asociacioni UBA
  • Biznes Klub Ana e Malit – BKA
  • Shoqata e Hotelierëve
  • Shoqata e Plazhistëve dhe
  • Shoqata e Biznesit, Rruga e Kripores

Përfaqësuesit dhe anëtarët e këtyre shoqatave kanë shprehur shqetësimin me pasojat që mund të ketë në ekonominë dhe sezoni turistik të Ulqinit.

Prandaj nga ky takim dolën përfundime dhe qëndrime lidhur me këtë emergjencë me pika të ndryshme rekomandimi. Disa prej këtyre pikave ishin:

Drejtuar Qeverisë

Të Lehtësoj barrën fiskale duke ulur taksat dhe mundësuar pagesat e vonuara për bizneset e turizmit,

të vendosi karantinën në një komunë tjetër ku do shmanget dëmtimi i turizmit,

të subvencionojnë e nxisi turizmin  vendas dhe te të shtoj fondet për të promovimin e  turizmit

Drejtuar Komunës

Ttë lehtësojnë taksat komunale për ta bërë më të lehtë për bizneset e turizmit që të përballojnë situatën,

Dizinfektim rigoroz i hapësirave publike dhe ndalja e deponive ilegale dhe kujdes i shtuar në trajtimin e mbetjeve urbane

Drejtuar Bizneseve të Turizmit rekomandohet:

Përgatitja e një kodi të mirësjelljes e kujdesit të rekomanduar për turistët për të evituar përhapjen e sëmundjes, garantimi i maksimumit të standardeve higjeno sanitare

Zotim për përgjegjësi dhe angazhim të shtuar për të siguruar që masat shëndetësore duke zbatuar më së miri rekomandimet e OBSH-së dhe Institutin e shëndetësisë publike e Malit të Zi.