Bisedimet: OT Forcës, Qendra për Kulturë PD-së?

0

Mbrëmë është mbajtur raundi i dytë i bisedimeve për formimin e pushtetit në Ulqin.
Sic mëson portali ynë bisedat kanë zgjatur deri në orën 3.00 të mëngjesit, dhe si duket kanë përfunduar me sukses.
Përplasja më e madhe ka qenë rreth Organizatës Turistike dhe Qendrës për Kulturë, dhe si përfundim e para i takoi Forcës kurse për të dytën do të vendos Partia Demokratike, e cila ka mundësi zgjedhjeje në mes saj dhe Agjensisë për Zhvillim.
Mësohet se nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet të dielen në ora 12.00.