Birdlife International: Promovohet Kriporja e Ulqinit

0

Në faqen e Birdlife Intrenational promovohet kriporja e Ulqinit si një destinacion unik natyror.

Me titullin “Nga një katastrofë potenciale në turizëm të qëndrueshëm” nga kjo organizatë ndërkombëtare vihet në pah bukuria e biodiversitetit, si dhe potencialet që ky vend ofron për turizëm.

Në faqe është vendosur edhe një video e përpiluar nga fondi i partneritetit Critical Ecosystem, Kriporja Bajo Sekuliq, si dhe Qendra për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Zogjve CZIP.

Në vijim, ju përcjellim tekstin në tërësi të shkruar nga anëtari i kësaj organizate, Shaun Hurrell.:

Kur e shikon këtë video është vështirë të besosh se ishte planifikuar që Kriproja e Ulqinit të thahet dhe të shndërrohet në një kompleks hotelesh dhe terrene të golfit. Ky habitat i kripës që gjendet në brigjet e Malit të Zi, është një ndër caqet më interesante dhe më të rëndësishme për zogjtë migrues të Mesdheut.

Qendra CZIP (Qendra për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Zogjve në Mal të Zi) deshi që ta mbajë në këtë mënyrë, kështu që me përkrahjen e Birdlife Intrenational si dhe organizatave tjera për ruajtje ata ia dolën mbanë që ta bindin qeverinë që ta mbrojë këtë vend nga zhvillimi – së paku për 10 vite. 

Kjo ishte një fitore me rëndësi në drejtim të ruatjes së natyrës, jo vetëm për Mal të Zi, por edhe në nivel mbarëbotëror, duke konsideruar rëndësinë e kripores së Ulqinit dhe Hapësirës së Biodiversitetit (IBA), me 250 lloje të regjistruara zogjësh, përfaqëson vendin kryesor për shumim, dimërim, ndërtim çerdhesh për zogjtë që kalojnë nëpër rrugëtimin e  migrimit në bregun lindor të Detit Adriatik. Sidoqoftë, nevojitet që të punohet edhe më shumë që të sigurohet ardhmëria e kripores. Dhe CZIP e pa që përgjigja është eko-turizmi, me përkrahjen e Fondit të Partneritetit për Ekosistem Kritik (anglisht : CEPF).

Borut Rubiniq, Drejtor i Ekipit i Programit për implementim rajonal për Ballkan (me qendër tek partneri Slloven DOPPS) ndihmoi CZIP që të evoluojë nga një organizatë e thjeshtë vullnetare në një OJQ profesionale me nëntë persona të punësuar permanentë. Me këtë status të ri, CZIP me sukses ka aplikuar për grant CEPF për promovimin e alternativave dhe mirëmbajtjen e jetës në kriporen e Ulqinit. Propozimi i projektit mori inspirim nga Seeoblje Parku Natyral i Krypores në Slloveni, i cili me sukses kombinon natyrën dhe turizmin e kulturës me prodhim të një oferte luksoze, të implementuar tradicionalisht, me prodhime të prodhuara nga kripa.  

Derisa i vështroni flamingot duke ecur mbi breg të liqenit, dhe mbeturinat e fabrikës së kripores së vjetër – tani ekonomikisht joproduktive – është një përkujtim i pasojave katastrofike të shndërrimit të tij në një kompleks dekadent turistik.  Tanimë projekti CEPF i CZIP ëshë duke përparuar dhe duke promovuar eko-turizmin në kripore sa më shumë që është e mundur – për këtë arsye u përpilua vidoja e re promocionale dhe kjo faqe e re e internetit.

Me renovim të muzeve, me kulla të reja për vëzhgim të zogjve, me dyqan të suvenirëve dhe urat për kalim nëpër kripore, CZIP kohëve të fundit mbajti një eveniment si pjesë e ditës Evropiane të vëzhgimit të zogjve. Për herë të parë në Mal të Zi, guidat lokale, të trajnuar si pjesë e projektit, punuan si guida në shetitje nëpër natyrë përgjatë shtigjeve edukative dhe u ndanë me mbi 100 pjesëmarrës mu brenda kripores së Ulqinit.

Evenimenti u hap nga ambasadorja franceze Véronique Brumeaux dhe arriti edhe u emetua edhe në tv nacionale. Ekipi i CZIP gjithashtu pati një mundësi që të diskutojë me ampasadorë të tjerë për problemet e kripores së Ulqinit dhe rëndësia e saj për tutën fluturuese të zogjve përgjatë Adriatikut, që pasiqë të mbahen takimet e planifikuara, do ndihmojë në mbrojtjen e saj.

Pasiqë të shikoni këtë video, mendoj se pajtoheni me faktin se ky vend do jetë më i mirë si destinacion për zhvillim të natyrës dhe kulturës sesa një zhvillim katastrofal.