Behar Pali fitues i garave për recitues

0

Në garat për recitues të mbajtura të shtunën, më 8 nëntor, të organizuara nga fondacioni “Studenti”, fitues u shpall Behar Pali.

Juria kishte tre pjesëtarë: Idriz Gjokajn, Shefqet Lukën dhe Rajmonda Markun. Nxënësit garonin në disa kategori, ndër të cilat kategoria për shkollat fillore, ku vendin e parë e fitoi Esmerinda Lekperiq, të dytin Arnisa Muçoviq dhe të tretin Kristina Lulgjuraj. Kategoria tjetër ishte ajo e shkollave të mesme, ku çmimin e parë e fitoi Aida Rexhepi, të dytin Ermina Palaj dhe të tretin Rilinda Gjonbalaj.

Ndërsa, Behar Pali, të cilin e përmendëm më lart, u shpall fitues i përgjithshëm i garave. Ai është nxënës i klasës së tretë në shkollëfillore Bedri Elezaga në Katërkollë.

Garat u financuan nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave dhe Komuna e Ulqinit.

Përveç interpretimit të recituesve, gjatë mbrëmjes kishte edhe pika muzikore, duke përfshirë vallëzim, si edhe performancë në violinë dhe piano.