BE nuk njeh referendum në Bosnjë; test për ndarjen!

0

Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë një referendum të zhvilluar të dielën në Bosnjë dhe Hercegovinë, e iniciuar nga serbët atje. BE-ja u kërkuar drejtuesve politikë në vend që të shmangin ngritjen e tensioneve.
“Referendumi që u zhvillua dje nuk ka bazë ligjore pasi Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës ka vendosur të pezullojë vendimin për referendumin derisa gjykata të vendosë për kushtetutshmërinë e saj”, tha një zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme Federica Mogherini në Bruksel.
Republika Srpska e Bosnjës sfidoi autoritetet e vendit dhe Perëndimin duke votuar pothuajse unanimisht të dielën për të mbajtur datën 9 janar si Ditën e Shtetformimit. Kjo datë përkon me 9 janarin e vitit 1992, kur Republika Srpska shpalli pavarësinë nga Bosnja. Deklarata i dha shkasë nisjes së luftës që mori 100.000 jetë njerëzish.
“Është e rëndësishme që të gjitha palët t’i përmbahen akteve nga të cilat mund të eskalojnë situatën dhe … Bosnja duhet të vazhdojë të përqendrohet tek reformat,” tha zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiç. Boshnjakët dhe Perëndimi janë të ë shqetësuar, pasi referendumi mund të jetë një test për ndarjen eventuale të Republikës Srpska nga Bosnja.