Bashoviq: Thaçi dhe Rama nuk janë qytetarë nderi? Gjeka nuk ka respektuar procedurën.

0

Keshilltari i PDS-së në Kuvendin Komunal Borisllav Bashoviq, ka sulmuar ashpër propozimet për shpalljen e personaliteteve të ndryshëm si qytetarë nderi pa respektuar procedurën e parashikuar me ligj.

Bashoviq për Vijesti ka hedhur dyshime serioze nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mund të quhen qytetar të rregullt nderi, pasi ish kryetari Gjeka nuk ka respektuar procedurën e parashikur në këto raste.

Ai nuk është dakord as me menyrën e propozimit të Shtajnaker dhe Nishanit, që pritet të jenë në rend të ditës të Kuvendit Komunal të Ulqinit.

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, përpara shqyrtimit të propozimit për shpalljen e Shtajnaker dhe Nishanit si qytetarë nderi, do të jetë në rend dite edhe miratimi i procedurës për këto raste.