Bashkësia Lokale Katërkollë: Kumtesë për opinion

0

       Duke respektuar frymën e bashkëpunimit dhe korrektësin ndërmjet antarëve të këshillit të BL.Katërkollë që sëbashku në mandatin katër vjeçar, kemi punuar në baza vullnetare në riorganizimin dhe konsolidimin e BL.Katërkollë, duke pasur dhe ndjerë përgjegjësi morale dhe qytetare të lajmëroj opinionin e gjerë në lidhje më një deklaratë jozyrtare të publikuar në njërin ndër portalet online ku deklarohet miratimi i iniciativës për shkarkimin tim nga kryetari i këshillit të Bashkësisë Lokale Katërkollë , si dhe mënyra e shkarkimit duke u thirur në emër të institucionit të cilin unë drejtoj:

        E ndjej obligim që të lajmëroj qytetarët që në takimin që e inicoi Sekretari i BL.Katërkollë më datë 24.02.2016. ku prezent ishin të gjithë antarët e këshillit, u diskutua për një sërë problemesh ku ndër të tjera u prezantua dhe iniciativa e katër antarëve të BL.Katërkollë në lidhje më iniciativën për shkarkimin e Kryetarit, një e drejtë e cila ju takon në bazë të Vendimit për Bashkësi Lokale që ka sjellë Kuvendi Komunal Ulqin.

        Kjo iniciativë edhe pse më është dukur befasuese për mënyrën dhe kohën sesi më është servuar me qënë se gjendemi dhe në fund të mandatit katërvjeçar e mora më seriozitet dhe u dakorduam që për një javë të thrasë mbledhjën e shqyrtimit dhe votimit të kësaj iniciative.

       Në diskutimet që patëm rreth kësaj iniciative nga antarët prezent, u vendos që të protokollohet iniciativa, të respektohet afati për të përgaditur mbledhjen në lidhje më iniciativën si dhe në afatin e caktuar të thras mbledhjen në bazë të nenit 139 të Statutit të Komunës së Ulqinit, më qëllim që e gjithë procedura të jetë valide.

E kam obligim që të sqarojë opinionin që çdo vendim që do të sillet në mbledhjen e ardhshme do të njoftohet nga Këshilli i Bashkësisë Lokale Katërkollë.

 

Kryetari i BL.Katërkollë

                                                                                                                          Sabri SALAJ