Bashkësia Islame: Nga Ulqini në haxh do të shkojnë 21 persona

0

Sipas Bashkësisë Islame të Ulqinit, këtë vit për në vendin e shenjtë të Mekës do të udhëtojnë 21 persona nga Ulqini.

Për to tashmë është bërë dorëzimi i dokumentacionit si dhe vaksinimi i obliguar para udhëtimit. Besimtarët do të udhëtojnë në Mekë në fillim të shtatorit, kurse çmimi për këtë vit kap shumën prej 3200 euro.

Vajtja në haxh është njëra prej pesë shtyllave të islamit, obligim për ato të cilët kanë mundësi financiare dhe shëndetsore.