Bashkësia Islame në funksion të PD-së së Gjekës?

1

Gjatë muajit mars nje delegacion i Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës mori pjesë në një sërë takimesh në Turqi. Një nga këto takime ishte edhe ai në mbeshtetje të AK-së, partisë në pushtet, në prag të zgjedhjeve të cilat duhet të mbahen në këtë vend.

Siç shihet edhe në statusin në Facebook të publikuar nga Salih Gyzel, ai tregon për viziten e delegacionit të Partisë Demokratike në selinë e AK-së në Stamboll, ku i njoftuan për arritjet e tyre.

E gjithë kjo është e arsyetueshme si takim politik, perveç faktit që në takime mori pjesë edhe kryeimami i Ulqinit Ali Bardhi, i cili perfaqëson Bashkësine Islame si institucion apolitik. Është e çuditëshme që një kryeimam të marrë pjesë në takime partiake, veç nëse Bashkësia Islame është vendosur në funksion të Partisë Demokratike.

Në shtetet perendimore është e lejueshme që klerikët fetar edhe të kandidohen në zgjedhje. Ndoshta edhe ne një ditë do të shohim një imam ose, në këtë rast Kryeimam, në listën zgjedhore.

 

 

1 Koment

  1. nuk esht e pa pranuar qe edhe imamet te kandidojn apo te shkojn pertej funksioneve ku jan, por mos ta mohojm qe jo vec ne perendim behet kjo gje sepse esht hua nga lindja, por kryeimamet duhen ti hapin syt mir qe mos te bijn preh te mashtruesve politikan, Bashksia islame nuk ka nevoj te jet vegel e partis demokratike dhe e asnjeres partive qe jan ne funskion, sepse ekziston menyra qe baskesia islame e ulqinit te ket nje kanditatur te vetme pa pasur nevoj per bashkimin e partija te tjera sepse po e shohim realitetin keshtu qe te jeni te kujdesshem.

Comments are closed.