Baroviq shkarkohet nga posti i drejtorit të të Mirave Detare

0

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e sotme shkarkoi nga detyra tashmë ish drejtorin Rajko Baroviq, njofton portalanalitika.me

Baroviq ishte kuadër i PSD-së dhe, sic tha edhe ai vetë para pak kohëve, ka mundësi që është viktimë e mosmarrveshjeve në mes dy partive qeverisëse.

Në mbledhjen e parafundit, Qeveria e Malit të Zi i ka udhëzuar përfaqsuesit e vet në Këshillin Drejtues të kësaj ndërmarrjeje që të nisin prcedurën për vlerësimin e pozitës së Baroviq, pas marrëveshjes së tij me Prokurorinë në lidhje me akuzat për shpërdorim detyre.

Sipas Baroviq, akuzat ndaj tij janë hedhur poshtë, dhe se marrëveshjen atij ja kishte ofruar Prokuroria e jo ai asaj. Sipas kësaj marrëveshjeje, Baroviq do të paguante 7.000 euro, në këmbim të mosndjekjes penale.