Bardhi: Gjeloshaj po tenton ta mbajë pozitën me forcë

0

Lideri i LD në MZ Mehmet Bardhi, ka akuzuar deputetin e ASH-se Nikë Gjeloshaj, se po mundohet ta mbajë pozitën e deputetit me forcë dhe mashtrime, shruan portali Analitika.

Bardhi për këtë portal deklaroi se Gjeloshaj duhet të dënohet.

“Nuk e kam marrë akoma lajmerimin se ai nuk do te japë dorëheqje, por nuk dyshoj se kjo është e vërtetë. Mosrespektimi i marrëveshjes nuk është sinjal i mirë, sidomos për ne shqiptarët. Kjo tregon edhe mangësite e sistemit zgjedhor. Marrëveshjet bëhen që të respektohen dhe jo të kundertën.” tha Bardhi.

I pyetur për hapat që do të ndërmarrë pas këtij vendimi, ai tha se ato do të shkojnë në drejtim të kornizës ligjore dhe administrative.

“Pas kalimit të afatit për terheqjen e Gjeloshajt nga vendi i deputetit i kam derguar kërkesë me shkrim partisë së tij. Radha është që të kem një përgjigje nga ato dhe jo të komunikojmë nëpërmjet mediave. Deri tani nuk kam marrë pergjigje. Do ta shohim brenda partisë se cfarë hapash do të ndermarrim mëtej.”- perfundoi Bardhi.