Bardhi: Ambasada të vendos për mandatin e deputetit

0

Kryetari i LD në MZ Mehmet Bardhi, i ka dërguar një letër Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, duke i kërkuar asaj që të ndërhyjë në mënyrë aktive në kontestin me Alternativën Shqiptare dhe për të ndihmuar që Nikë Gjeloshaj të heq dorë nga mandati, shkruan gazeta “Dan”.

Bardhi tha se refuzimi i Gjeloshaj për t’i lëshuar atij vendin e deputetit është shkelje brutale e marrëveshjes së koalicionit, dhe komprometon seriozisht sistemin ligjor dhe politik të Malit të Zi.

“Duke parë seriozitetin e situatës , unë i dërgova një letër ambasadës shqiptare në Podgoricë dhe ambasadorit Ernal Filo. I shpjegova se çfarë po ndodhte dhe i kërkova që të ndërmjetësojë për zgjidhjen e problemit me ASH-në, që të na kthehet mandati i deputetit, sepse kemi të drejtë absolute. Djeloshaj ka muaj që në mënyre brutale po e  injoron marrëveshjen e koalicionit. Deri tani nuk kam marrë përgjigje nga ambasada. Ambasadorin e kam takuar një herë, dhe në përgjithësi është i njoftuar me detajet e çështjes”, tha Bardhi .


Ai përsëriti se ata do të detyrohen të ngrejnë padi kundër Djeloshaj për uzurpimin e funksioneve parlamentare, dhe për të mbrojtur të drejtat e garantuara me ligj.
Sipas tij, ky rast më së miri tregon mangësitë e sistemit zgjedhor në Mal të Zi, pasi formimi i koalicioneve dhe i marrveshjeve nuk ka kuptim nëse nuk ka mekanizëm që ato të mbrohen.