Banorët e Krruçit bllokojnë hedhjen e mbeturinave nga Budva

0

Sot një numër i banorëve të Krruçit kanë bllokuar kamionët nga Budva, të cilët po tentonin të hidhnin ngarkesën e tyre në deponinë Hije.

Siç thonë vetë vendasit, çka mund edhe të vërtetohet nga era e rëndë që kudërmon rreth zonës, ngarkesat e kamionëve janë fekalijet e kolektorëve nga Budva.

Ato shprehen të revoltuar se nuk janë pyetur fare kur Komuna e Ulqinit ka nënshkruar kontratën me Budvën për hedhjen e mbeturinave në këtë zonë, dhe për këtë fajsojnë Kryetarin e Komunës dhe atë të ndërmarrjes komunale.

Banorët thonë se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë deponimin e mbeturinave në këtë zonë, sidomos jo fekalijeve, pasi kështu rrezikohet shëndeti  i tyre, dhe premtojnë bllokimin e çdo makine që do të tentojë diçka të tillë.

Bashkësia Lokale e Krruçit për sonte ka paraparë një mbledhje ku do të diskutohet problemi dhe do të dilet me një vendim në lidhje me situatën e krijuar.