Banorët e BL nr.1 shprehin shqetësimet për problemet e grumbulluara ndër vite

0

Kryetari i komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij në vazhdë të takimeve që janë duke bërë ndoqën me vëmendje shqetësimet e banorëve të BL Nr.1 dhe premtuan angazhimin dhe zgjidhjen e tyre. Kryetari i kësaj BL Bekim Basha dhe anëtarët e kryesisë veçuan disa nga problemet e  grumbulluara ndër vite.

Kjo BL ende nuk ka zyre ku të ushtrojë veprimtarinë. Pasi në këtë Bashkësi përfshihet dhe Rana, zona më atraktive e cila gjatë stinës së verës është shumë e frekuentuar dhe problemet janë të natyrave të ndryshme.

Basha veçoi uzurpimet, zhurmën e muzikave, ndërtimet pa leje, problemin e kanalizimit në lagjen Liman 1 dhe 2, ndotjen e parkut në Ranë që në mungesë të WC-ve publike gjatë verës shëndrrohet në WC, çështjen e hedhjes së inerteve tek përmendorja dhe të  tjera të kësaj natyre u bënë objekt shqyrtimi në takimin e fundjavës.

Kryetari Cungu edhe me ketë rast shprehu qëndrimin dhe vendosmërinë e ekzekutivit që këto probleme në nje kohë sa më optimale duhet të zgjidhen. Bashkëpunëtorët e tij këtë fillim javë do të dalin në terren për të propozuar masa konkrete.  Disa nga problemet do të zgjidhen para fillimit të sezonit turistik.