Banka Botërore ngre alarmin: Ballkani po humb rininë

0

Raporti i BB-së mbi ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit, botuar të hënën, paralajmëron se rajoni është duke humbur një pjesë jetike të popullsisë së saj të re dhe të arsimuar dhe u kërkon qeverive të marrin masa për t’u marrë me pasojat, transmeton lajmi.net.

“Vendet e Evropës Jug-Lindore, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë ndër rajonet me shkallën më të lartë të emigrantëve sot në botë. Një e katërta e popullsisë së këtyre vendeve sot jeton jashtë vendeve të tyre”, thuhet në raport.

“Që nga fillimi i viteve 1990, ka pasur largim të vazhdueshëm të qytetarëve të këtyre vendeve drejt BE-së, ku sot afërsisht 4.9 milionë njerëz, llogaritet të kenë lënë vendet e tyre”.
Raporti thotë se për dallim nga vitet e 90-ta kur njerëzit e Ballkanit iknin ka luftrat, sot shumica e tyre largohen nga gjendja e rënd ekonomike.

“Rritja e ulët e ekonomisë dhe kriza globale financiare, papunësia e lartë kronike, niveli i të ardhurave nën një të tretën e mesatares së BE-së, dhe dobësi ndaj goditjeve të jashtme dhe fatkeqësitë natyrore, kanë kufizuar gjenerimin e të ardhurave të familjeve në këtë rajon. Në reagim ndaj në situate të tillë, njerëzit vazhdojnë të emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike”, thuhet në raport.

“Shumica e emigrantëve janë të rinj, në moshë pune, dhe në përgjithësi me arsimim të lartë, për dallim nga ata që mbesin në shtëpi, që janë më të moshuar dhe më pak të arsimuar”.
Vitin e kaluar dhe këtë fillimit të gjitha vendet e rajonit kanë përjetuar një shkallë të lartë të emigracionit.
Numri i azilkërkuesve të regjistruar në Gjermani nga rajoni vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti nga janari deri në qershor ka kapur shifrën rreth 78 mijë.
Banka Botërore fton qeveritë e këtyre vendeve që të investojnë për t’u dhënë mundësi njerëzve, sidomos gjeneratave të reja që të krijojnë të besim dhe të ardhme në vendet e tyre, ose edhe të nxisin kthimin e atyre që kanë emigruar, në mënyrë që të shmanget problemi me shoqëri që dominohen nga njerëz të moshuar.

/lajmi.net: