Pas ardhjes së Policisë, Hajdukoviq i heq shtyllat vet!

0

Sot pas intervenimit të policisë dhe policisë komunale janë hequr shtyllat nga rruga të cilën e ka rrethuar qytetari Dushan (Bakule) Hajdukoviq.

Policia komunale ka ardhur në vend për të zbatuar vendimin për heqjen e shtyllave që ka vendosë në pronë të Komunës dhe ku me këtë rast kanë gjetur Hajdukoviqin duke i hequr vet.

Ditëve të fundit ne media është koncentruar vëmendje e madhe rreth kësaj çështje ku Bakule Hajdukoviq ka akuzuar Kryetarin Cungu që vepron në baza nacionale duke paralajmëruar që do vinë bashkë me siç thotë, disa qindra qytetarët ortodoksë për të protestuar kundër veprimeve diskriminuese.

Deri ke këto protesta nuk ka ardhur asnjëherë por ka ardhur deri tek heqja e shtyllave nga vet Bakule Hajdukoviq.