Avokatia e Shqipërisë në UEFA

0

Skuadra e avokatëve beson se ka prova të mjaftueshme për të mbrojtur përpara Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s, Federatën Shqiptare të Futbollit për incidentin e Beogradit.

I ftuar ne emisionin “30 minuta”, juristi Envi Hiçka ka bërë të ditur se kërkohet të bindet disiplina me argument profesional dhe nëse ka nevojë do të shkohet deri në shkallët e tjera të gjykimit. Hiçka ka argumentuar edhe dyshimet për dënime shembullore ndaj kapitenit Cana apo Xhaka, Balaj e Lila për provokime në fushë. Rregullat e përcaktojnë qartë se objektet nuk lëvizen nga futbollistët.

Sipas avokatit, incidenti i Beogradit duhet të ndahet në problemet që i përket fushës së lojës ku ka masa disiplinore dhe ato që nuk kanë lidhje me futbollin, siç ishin koret raciste apo futja në fushë e huliganëve.