Avokati Kalac kërcënon Gjekën me padi në gjykatë

0

Avokati nga Rozhaja Nusho Kalac, i cili nga kompania serbe “Progres” ka blerë të drejtën e palës akuzuese kundrejt një shume prej 70.000 eurosh, deklaroi për media se do të padisë Gjekën në gjykatë për lajmërim të rrejshëm.

Sipas Kalac, Gjeka ka shkelur ligjin kur në konferencën për shtyp, pa pasur fakte, ka aluduar se në këtë proces ka elemente korruptive me të cilat duhet të merret Prokurori i Lartë.

Kalac kërkon nga komuna shumën e rreth 320.000 eurove si dëmshpërblim për truallin që komuna ka nacionalizuar para 3 dekadave në afërsi të ish hotelit Galeb.
Gjykata e Lartë në Podgoricë me vendimin e saj të fundit e miratoi këtë kërkesë, edhe pse në disa seanca të mëparshme e kishte hedhur poshtë vetë atë.