Avioni privat i projektuar nga Nike!

0

Nike dhe Teague – një firmë e specializuar në projektime, e bazuar në Seattle – janë bashkuar për një projekt të ri që mund t’i bëjë fluturimet shumë më të kënaqshme për atletët profesionistë.

Qëllimi kryesor që qëndron prapa këtij koncepti është për t’ia siguruar atletëteve kushtet më të mira, pasi që sipas studimeve të shumta, lojtarët të cilët kalojnë nëpër më shumë se tri zona kohore i kanë 60 % shanset më të mëdha për të humbur lojërat e tyre. Projekti nga Nike dhe Teague përfshin hapësirë ​​më të madhe, më shumë komoditet dhe teknologjinë e fundit në fluturim.

Hapësira mjaft e madhe e projektuar vetëm për nevojat e atletëve, e cila në një avion të zakonshëm do shfrytëzohej për 100-400 pasagjerë, në këtë rast, sipas këtij koncepti, do përdoret vetëm për një ekip prej 13 atletësh. Sa i përket teknologjisë, shumë ngjashëm me Nike FuelBand, avioni është konceptuar të mbledhë të dhëna fiziologjike nga pasagjerët e tij me anë të sensorëve në rrobat e tyre, duke u ofruar atyre shërim dhe rehati.

 

jet1 jet2 jet3 jet4 jet5 jet6 jet7