Autostrada Tivar – Bolare, shumë dyshime dhe pyetje!

0

Ligji për Autostradën këto ditë do t’u prezantohet deputetëve, derisa sesioni i këshillit ligjvënës i Parlamentit, i mbajtur të enjten, me siguri që i ka larguar të gjitha dilemat lidhur me projektin i cili para publikut vendas shkakton reagime të përziera.

Pyetja kryesore lidhur me ndërtimin e autostradës Tivar – Bolare – a ishte realisht autostrada masa reale për Mal të Zi dhe mundësitë e tij financiare apo ishte e nevojshme që të dëgjohen sugjerimet nga adresat ndërkombëtare që zgjidhja më e mirë do ishte një rrugë e shpejtë e cila do u përgjigjej nevojave dhe e cila do kushtonte shumë më pak – ende mbetet pa përgjigje, posaçërisht kur konsiderohet një transparencë e mangët e procesit sepse Qeveria nuk pranon që të publikojë studimin i cili, siç thonë, në mes të tjerash, në vete përmban përgjigjet në pyetjet e leverdisë ekonomike.

Në mes tjerash, kuvendi i këshillit ligjvënës i mbajtur të enjten, siç duket ka dhënë përgjigje në dilemat e shumta që me ditë po paraqiten nëpër media.

Përfaqësuesit e opozitës, duke mos e kontestuar nevojën për autostradë, me tone kritike i  neglizhuan shumë aspekte të ligjit të propozuar për autostradën.

Srgjan Periq nga partia opozitare e Malit të Zi Pozitiv ligjin e konsideron jokushtetues, sepse parashikon heqje dorë të shtetit nga sovraniteti.

“Në nenin 8 thuhet se huamarrësi pa kontestim heq dorë nga imuniteti bazuar në sovranitet apo në ndonjë mënyrë tjetër për vhte apo pronën e vet… Në kushtetutë nuk përmendet asnjëfarë mundësie që në format kontraktuese, ligjore apo çfarëdo forme tjetër, që shteti mund të heqë dorë nga sovraniteti i vet”.

Eksperti juridik i qeverisë Jovanka Babiq në konstatimet e Periqit u përgjegj se nuk është e saktë se shteti heq dorë nga sovraniteti.

“Shteti, si edhe çdo shtet tjetër i cili kontrakton kredi sipas kushteve preferenciale si çdo shtet tjetër, vetëm se e pranon klauzolën e arbitrazhit. Heq dorë nga imuniteti të cilin shtetet e posedojnë për udhëheqjen e proceseve eventuale arbitrale. Vetëm kaq dhe asgjë më shumë.”

Deputeti i Frontit Demokratik, Emillo Llabudoviq pati një kontestim për shkak të mungesës së dokumentacionit teknik.

“Nuk e kemi ndryshuar as edhe një milimetër projektin ideor. E dimë përafërsisht se ku do kalojë autostrada, dhe të gjitha të tjerat mbesin në duart e ndërtuesëve dhe të gjitha këto do na projektojnë dhe caktojnë të tjerët”.  

Ministri Ivan Brajoviq, duke shprehur rezerva lidhur me njohjen e kësaj lënde, tha se kontrata me ndërtuesin është nënshkruar duke iu përshtatur praktikës dhe standardeve ndërkombëtare.

“Ndërtuesi fitoi detyrën projektuese dhe kërkesën e investitorit dhe sipas “Librit të verdhë të FIDICC-it” ai po përgatit projektin kryesor dhe po kryen punimet. Të gjitha këto përputhen me praktikën ndërkombëtare dhe kontrata të ngjashme ekzistojnë si në botë, ashtu edhe në rajon.”             

Në punën e kuvendit kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e OJQ-së MANS, të cilët energjikisht e kritikuan jotransparencën e procesit, por edhe kritikojnë zgjedhjen sipas të cilës ndërtuesit janë të liruar nga të gjitha kontributet.

“Vite me radhë kemi dëgjuar paralajmërime që shteti nga kjo autostradë do ketë përfitime të mëdha për buxhetin nëpërmes të pagesës së taksave dhe kontributeve. Tanimë e gjitha kjo po falet. Shteti fillimisht po heq dorë nga dhjetra dhe dhjetra milionë euro për konton e ndërtuesit kinez dhe kompanive vendore ndërtimore, prapë duke marrë parasysh spitalet e pandërtuara, foshnjoret, qendrat ditore…”, thekson Ines Mrdoviq nga MANS.”           

Lirimin e ndërtuesëve nga detyrimet e kontributeve e sqaroi Millan Llakiqeviq, sipas të cilit mund të përfundohet se dyshimet kryesore të popullatës lidhur me lirim nga TVSH-ja janë në realitet rezultat i perceptimit të gabuar që kompanitë kineze janë investitorë, dhe jo ndërtuesit.

Investitor është qeveria, kurse Llakiqeviq thotë, se po qe se qeveria t ia paguante vetes TVSH-në, kjo do të thotë se do ketë borxhe tjera, gjegjësisht kamata.

“Shteti nuk ka 200 milionë që vetes t’i paguajë Tatimin në Vlerën e Shtuar, sepse kjo do të thotë se do jetë e detyruar të paguajë edhe kamatën e kalkuluar për këtë shumë. Sa i përket akcizave, kompanitë kineze kanë të drejtë të paguajnë vajin e motorëve, karburant … me akcizë më të ulët – 169 euro për 1000 litra. Sipas ligjit tonë për akciza, këtë të drejtë e kanë edhe kompanitë malazeze që përmbushin kushtet e parashikuara me ligj. Pra, këtu nuk u dha asgjë më shumë. 

E saktë është se ndërtuesin e kemi liruar nga dogana për import të materialit ndërtimor dhe pajisjeve të cilat do përdoren për ndërtmin e autostradës. Cili është niveli i lirimeve doganore, këtë nuk mund ta vlerësoj në këtë moment.

Lidhur me taksën në përfitim dhe kontribute për sigurim të pensionit dhe invalidëve, sipas kontratës së tashme mbi evitimin e taksimit të dyfishtë janë të liruar nga pagesa e kontributeve. Në qoftë se do vendosim që të ndërpresim këtë kontratë ndërkombëtare dhe mendoj se nuk mundemi ta ndërpresim dhe të kërkojmë që të paguajnë taksat dhe kontributet, ata do pagojnë gjashtë vite dhe pas këtij afati këta shtetas kinezë do kenë të drejtën për refundim nga fondi jonë i pensionit, pra, për pensionet që i kanë realizuar këtu.”