Autostrada adriatiko-joniane do të kushtojë 1 miliardë euro

0

Përfundimi i autostradës adriatiko-joniane do të sigurojë një korridor të kapacitetit dhe cilësisë së lartë, i cili bashkon Evropën Qendrore dhe Italinë Veriore me gadishullin jonian përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë.

Analiza ekonomike ka treguar se kostoja totale për ndërtimin e kësaj autostrade nëpër Mal të Zi do të jetë 1.02 miliardë euro, thuhet në Informatat mbi Projektet me Rëndësi Rajonale, e miratuar të enjten nga Qeveria.

Në këtë dokument të Qeverise thuhet se kostoja e ndërtimi të autostradës do të jetë rreth 955 milionë euro, por ndërtimi i përmbajtjeve përcjellëse të autostradës do të kushtojë 24.5 milionë euro.

Më tej shtohet se kostoja për shpronësimet e nevojshme do të jetë 45.2 milionë euro.

Kjo autostradë do t’i shërbejë në mënyrë direkte rreth 26.2 milionë banorëve dhe për rajonin tonë ka domethënie të madhe, sepse do të lehtësojë dhe zmadhojë tregtinë dhe integrimin.