Ashensori: Resulbegoviq do të ankohet

0

Arkitekti Selim Resulbegoviq, projekti i ashensorit i të cilit ngjalli mjaft zhurmë në opinionin e qytetit, do ti ankohet Komisionit shtetëror për prokurime publike, shkruan gazeta “Vijesti”.

Projekti i Resulbegoviq për ashensorin ngjalli debate të ashpra në publik, pasi vendi i projektuar për të ndodhet në zonë të gjelbër dhe seriozisht cënon pamjen mijëravjecare të Kalasë.

Antarët e komisionit që vendosën për projektin ideor, përfshirë edhe kryetarin Gjeka, ishin pro kësaj ideje. I vetmi kundër ishte Sekretari për urbanizëm Mustaf Gorana.

Forca e Re Demokratike, partnere në pushtetin lokal, e ka bërë të qartë se nëse ky vendim nuk tërhiqet ato nuk do ta përkrahin koalicionin. Bile ato kanë kërkuar edhe rrënimin e strukturës prej metali që filloi të ndërtohet në vitin 2008, pa kurrfarë lejeje. Kryetari Gjeka, i përballur me prishjen e koalicionit, e tërhoqi vendimin që kishte përkrahur edhe vetë.

I çuditshëm në këtë rast ka qenë qëndrimi i URA-s (ish Mali i Zi Pozitiv) që poashtu merr pjesë në pushtetin lokal. Ato nuk kanë bërë asnjë deklaratë as pro e as kundër këtij vendimi, duke lënë të kuptohet se kjo cështje nuk është në fokusin e interesit të tyre.

Gjithsesi, Fuad Mavriq, antar i komisionit, djali i të cilit ndodhet në Këshillin Komunal të kësaj partie, ka votuar pro vendimit.