Art Club: Mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së Ramiz Kelmendit

0

 

                                   I nderuar z. Migjen Kelmendi,

 

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe anëtarët e saj kanë mësuar me hidhërim të thellë lajmin për vdekjen e babait Tuaj, z. Ramiz Kelmendi.

Vdekja e tij përbën humbje për letërsinë, gazetarinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Përpos krijues, ishte intelektual dhe patriot, që tërë jetë ia kushtoi vendit dhe popullit të tij.

Ai ishte simbol i brezit të tij, por edhe i brezave të rinj. Kontributi i tij i shumanshëm në të gjitha fushat ku ka punuar dhe krijuar e bën atë të pavdekshëm.

Ulqini ishte vendlindja e tij e dytë letrare, për të cilin kishte një dashuri të veçantë. Mesazhet e librit „Letra prej Ulqini“ mbeten edhe sot aktuale për shqiptarët e këtushëm. Ka qenë dashamir i krijuesve shqiptarë nga Ulqini, të cilët vazhdimisht i motivoi dhe i mbështeti. Në vitin 2007 ka qenë i ftuar i veçantë i manifestimit letrar “Kalimera Poetike”.

Prandaj, Ju lutem, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta me këtë rast.