Art Club: Manifestimi “Kalimera poetike 2015”. Ja edhe programi

0

Edicioni i 23-të i manifestimit “Kalimera Poetike” më 29-31 korrik 2015

 

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 29-31 korrik 2015 manifestimin tradicional “Kalimera Poetike”. Edicioni i sivjetshëm, i 23-të me radhë, do të vazhdojë traditën e edicioneve të kaluara, ku kanë marrë pjesë shkrimtarët më të njohur shqiptarë dhe nga vende të tjera. Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtarja Mira Meksi nga Shqipëria, shkrimtari akademik kroat Luko Paljetak dhe shkrimtari shqiptar nga Mali i Zi, Fran Camaj, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale.

Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.

“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie ndër vite, mund të thuhet se “Kalimera Poetike” është shndërruar në orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini shndërrohet në qendër dhe vendtakim të shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni. Ky manifestim i shërben po ashtu pasurimit të ofertës turistike të Ulqinit gjatë sezonit turistik.

 

                                                “Kalimera Poetike 2015”

                                                          Art festival

(29-31 korrik 2015)

 

 

Programi

E MËRKURË, 29 korrik 2015

(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.00)

Hapja e manifestimit

Fjala përshëndetëse

Ali Salaj, kryetar i SHAI “Art Club”

Mbrëmje autoriale

me shkrimtaren Mira Meksi

Moderatore:

Dr. Sazana Çapriqi

 

 

 E ENJTE, 30 korrik 2015

(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.00)

Mbrëmje autoriale

me shkrimtarin akademik Luko Paljetak

Moderator:

Mirash Martinoviq

 

E PREMTE, 31 korrik 2015

(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.00)

Mbrëmje autoriale 

me shkrimtarin Fran Camaj

Flet për krijimtarinë e autorit

Arjeta Ferlushkaj, studiuese e letërsisë

 Moderator:

Nikollë Berishaj

 

                                                                      Mbyllja e manifestimit