“Art Club”-i shënoi Ditën Botërore të Poezisë në Muzeun Etnografik – Draginë   

0

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve Art Club shënoi Ditën Botërore të Poezisë të enjten, më 21 mars 2019, në Muzeun Etnografik në Draginë.

Në këtë takim të krijuesve, anëtarëve dhe miqve të Shoqatës, ku si temë debati kishte Pse shkruaj (nuk shkruaj) poezi?, u fol për problemet e poezisë sot, leximit dhe receptimit të saj. Krijuesit folën për raportin e tyre me poezinë, si e shohin dhe e vlerësojnë atë, treguan për përvojat e tyre në shkrimin e saj. N pjesë e pjesëmarrësve lexuan poezi nga krijimtaria e tyre. 

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, kryetari Zija Vukaj, shkrimtari Skender Temali, poetja Mimoza Rexhvelaj dhe drejtori i Bibliotekës Marin Barleti – Shkodër, Gjovalin Çuni. 

Në fund të takimit, pjesëmarrësit shijuan ushqimet e përgatitura nga familja e pronarit  Muzeut Etnografik – Draginë, z. Hajredin Kovaçi, si dëshmi e kuzhinës tradicionale dhe mikpritjes anamalase.

Ky është viti i dytë që SHAI Art Club organizon shënimin e Ditës Botërore të Poezisë në bashkëpunim me Muzeun Etnografik në Draginë, duke ndërthurur artin e fjalës me etnografinë dhe traditën.