Arian Murati trajtohet në kufi si person i rrezikshëm, vetëm se bënte tifo për Shqipërinë

0

Këshilltari në Kuvendin Komunal të Ulqinit Arian Murati, është ndaluar për rreth një orë nga pala kufitare shqiptare për shkak se ishte tifoz në ndeshjen Shqipëri-Armeni. Postimin e tij në facebook po e japim në terësi.

“Të drejtat e njeriut,demokracia dhe shteti ligjor,janë vlera themelore për Bashkimin Europian.
Marrja e ftesës dhe aspiratat e Malit të Zi per t’u bërë pjesë e NATO-s,e detyron politikën të ndërtoje demokraci funksionale.
Sot me daten 20.10.2015,isha Shkoder në një drekë me disa kolegë puneë
Duke u kthyer për në Ulqin, në kufi befas dhe papritur pala Shqiptare më ftuan në zyren e tyre,duke mos më dhënë asnjifar përgjegje më mbajten rreth gjysmë ore.
I gjithe ky cenim ndodhi përshkak se para disa muajve me Tkz Ulqin isha pjesetar i ndeshjes Shqipëri -Armeni.
Mora informacionin që kjo ndalesë u bë përshkak se shërbimi sekret i Malit të Zi i kish dërguar palës Shqiptare listen me personat me rrezikshmeri të madhe.
Kërkoj urgjentisht nga Këshilli Kombëtar, lideret politik dhe deputet Shqiptar në parlamentin e Malit të Zi të reagojnë lidhur me këtë cështje dhe të na heqin të gjitha barrierat e levizjes së lirë të përsonave të cilët ndodhën në at listë.
Nëse ky problem nuk zgjidhet në mënyrën dhe formën më shpejt të mundshme të gjithë pa dallim partiak do ti quaj si pjestar dhe Udbashat e këtij regjimi.”