Anulohet vendimi për ashensorin

0

Kryetari i komunës Fatmir Gjeka, nën presionin e partnerëve të koalicionit nga Forca e Re Demokratike, ka anulluar vendimin e komisionit për zgjedhjen urbano-arkitektonike të zonës së Ranës.

Forca, siç kanë deklaruar zyrtarët e saj, nuk është kundër ndërtimit të ashensorit, por jo në vendin e paraparë me këtë vendim, pasi ajo është e paraparë si zonë e gjelbër, dhe ka sugjeruar ndërtimin në vende ku nuk prishet panorama mijëvjecare e Kalasë.

Ashensori në atë vend nisi të ndërtohej qysh para 7 viteve nga kompania Real Estate, pa leje ndërtimi dhe në kundërshtim të plotë me normat kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e monumenteve historike.

Hapi tjetër i drejtë i kryetarit Gjeka duhet të jetë rrëzimi i konstruksionit prej hekuri i cili akoma vazhdon të njollosë pamjen e qytetit të vjetër.

 

vendim per ashensorin1 vendim per shensorin2