Anullohet protesta e banorëve të Krruçit

0

Protesta e paralajmëruar e banorëve të Krruçit, e cila ishte e parashikuar për ditën e sotme, është anulluar pasi policia u ka refuzuar lejen për protestë.

Kryetari i Bashkësisë Lokale Rifat Suljoviq, ka njoftuar se nga policia kanë marrë përgjigjen se protesta ishte dashur të lajmërohej pesë ditë më parë dhe se duhet të angazhojnë edhe persona të cilët merrent me ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë protestës.

Suljoviq tha se i kanë dërguar kërkesë Kryetarit të Komunës për thirrjen e séances së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal  ku do të diskutohet për këtë problem. Sa i përket vazhdimit të hedhjes së mbeturinave, Suljoviq tha se banorët e Krrucit do të bllokojnë përsëri çdo tentative të hedhjes së plehrave nga Budva.