Analizat e përsëritura: Uji në Plazh të Vogël nuk është i dëmshëm për larje

0

Analizat e përsëritura të ujit në Plazh të Vogël, të kryera nga Instituti për Biologjinë Detare në Kotorr, kanë treguar se uji është i sigurtë për larje, njoftojnë nga NP të Mirat Detare.

Në analizat e para të bëra para disa ditëve, doli se uji në këtë plazh kishte nivel më të lartë të bakterieve se është kufiri.

Nga ky institucion thonë se ky fenomen ishte i karakterit të përkohshëm dhe se nuk ka ndotje të ujit, çka edhe e treguan analizat e përsëritura.