Ana Malit fiton turneun në futboll të vogël

0

Pas tre javëve spektakël sonte përfundoj turneu në futboll të vogël. Në finalen e madhe u ndeshën Ana Malit dhe Feniks nga Kosova.

Para rreth 1500 spektatorëve dhe një loje të barabartë koha e rregullt u mbyll me rezultatin 3-3.

Pas gjuajtjeve të penalltive Ana Malit fitoi me rezultatin 3-2 dhe u shpall kampione e turneut.

Lojtari më i mirë i turneut u shpall lojtari i ekipit fitues Mehmet Divanoviq.