Amerika në këmbë kundër biznesmenit me origjinë shqiptare

0

Martin Shkreli është një menaxher i sukseshëm i kompanisë Turing Pharmaceuticals, e cila pak kohë më parë ngriti çmimin e ilaçit Daraprim nga 13 dollarë në 750 dollarë për një tabletë.

Ky gjest ngriti në këmbë gjithë organizatat shëndetsore të vendit të cilat kritikuan ashpër vendimin e kompanisë, por edhe ligjet e mangëta amerikane për prodhimet farmaceutike që bëjnë të mundur gjeste të tilla.

Daraprim është një ilaç kundër një infeksioni parazitik të rrallë por mjaft të rrezikshëm, i cili godet sidomos ata që kanë imunitet të ulët prej sëmundjeve tjera si HiV apo kanceri. Kjo ngritje, thonë mjekët, mund të dënojë me vdekje ato që nuk kanë mundësi ta blejnë ilaçin.

Shkreli e mbron vendimin e tij me faktin se cmimi i deritashëm ishte tepër i ulët, dhe se kompania ka nevojë për mjete që të financojë kërkimet për gjetjen e versioneve më të mira të ilacit.

Arsyetimi i tij nuk bind aspak organizatat shëndetsore dhe mediat, të cilat kanë kërkuar hetim të lidhjeve të tija me rregullatorin amerikan të tregut të ushqimit dhe ilaçeve “Food and Drug Administration”.

Kundër këtij gjesti ka dalë edhe kandidatja për presidente Hillary Clinton, e cila e ka quajtur ngritjen e cmimit prej 13.5$ në 750$ si “të paarsyeshme”.