Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Margaret Ann Uyehara, vizitoi dje edhe Anën e Malit.
Gjatë qëndrimit atje ajo vizitoi xhaminë e Krythës e cila është ndërtuar me donacion nga diaspora shqiptare në Amerikë, ku u takua me imamë dhe xhematin e kësaj xhamie.
Poashtu vizitoi edhe zyrën për bashkëpunim me diasporë në Katërkollë ku u takua me përfaqsues të Bashkësisë Lokale, të shoqatës artistike “Tradita”, Business Club Ana e Malit dhe shoqatës joqeveritare iACT .
Në kuadër të vizitës u shtrua edhe një drekë në Shas, ku ishin prezent kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, gazetari Ali Salaj dhe kryetari i BKA-së Kabil Kurti. Ato falenderuan ambasadoren për vizitën e saj dhe SHBA-në për përkrahjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve.