Ambasadorja e SHBA-së Uyehara viziton Ulqinin

0

Ambasadorja  e Shteteve të Bashkuara  në Mal të Zi Margaret  Uyehara , ka nisur ditën e sotme  turin e vizitave  në qytetin tonë .Ajo fillimisht   u takua   me Kryetarin  e Komunës së Ulqinit z. Fatmir Gjeka  dhe bashkëpunëtorët e tij

Në një bisedë  të  hapur dhe  shumë miqësore   u prekën  një sërë  temash  me interes  të vecantë  për komunitetin dhe  zhvillimin e qëndrueshëm  të  Ulqinit.  Edhe  me  këtë rast   u  theksua  harmonia  dhe toleranca   ndërfetare  dhe  ndëretnike  që e bën   këtë qytet  të  njohur   në  të gjithë Malin e Zi  dhe më  gjërë.

Krahas  kësaj  bashkëbiseduesit   u ndalën   tek  ceshtja e investimeve,  kthimi i pronës ,  dhe  tek  raportet  diaspore-vendlindje,  që në një të ardhme  të shpejtë  me   ndihmën e ambasadës   mund  të   kenë  permbajtje  të  reja.  Një  vend  i vecantë  në takim  iu kushtua  ndihmës  që kanë dhënë  dhe vazhdojnë të japin SHBA respektivist Ambasada  në demokratizimin  e vendit  dhe në  marëdhënijet  të cilat janë  të  bazuara në  vlera  të përbashkëta.

Ambasadorja , Margaret Uyehara e cila ishte mahnitur me vizitën paraprake që kishte  bërë  në Valdanos , paralajmëroi  së  sëshpejti  vizita  të tjera  në Ulqin.